Treni është përplasur në vendkalimin tek ish Svilara e Velesit, nuk ka të lënduar


Aksident hekurudhor ka ndodhur sot në mëngjes diçka para orës 09:30 minuta në vendkalimin tek ish-Svillara e Velesit në rrugës drejt fshatit Orizarë e Epërme, në të cilin treni u përplas në automobilin “pasat” në pjesën e tij të pasme. Shoferi i cili ishte vetë në automobil për pak ka shpëtuar dhe ka kaluar pa lëndime, konfirmojnë nga SPB Veles.

Ekipi i SPB Veles ende është në vendin e aksidentit.

Përndryshe, në këtë vendkalim hekurudhor siç informojnë nga Stacioni hekurudhor në Veles ka të vendosur sinjalizim rrugor, shenjë stop – kryq që do të thotë se rruga kryqëzohet me vendkalim hekurudhor, ndërsa shoferi duhet ta ulë shpejtësinë dhe të shikojë majtas dhe djathtas nëse ka tren, më pas ta kalojë hekurudhën.

Baby Boo