Trençevska: “Nuk do të ketë ulje të pagave në administratë”


Ulje të pagave të punëtorëve në administratën shtetërore nuk do të ketë. Këtë e bëri të qartë në KlanDebat ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska. Sqaroi se përmes zgjidhjes sistematike do të synohet do të ketë

“Është keqinterpretar dhe është keqkuptuar… Nuk bëhet fjalë për ulje të rrogave të administratës, por bëhet fjalë për një zgjidhje sistematike me të cilën do ti barazojmë pagat në administratën shtetërore. Duhet të ulemi për të rregulluar pagat në adimistratën shtëtërore një herë e përgjithmonë”, deklaroi Jovanka Trençevska, Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Biznemesni Mendi qyra vlerësoi se pos pagave biznesi po përballet edhe me mungesë të fuqisë puntëore e cila çdo e ditë e më shumë po ikë.

“Kemi problem me resurse njerëzore, që për fat të keq më pak e më pak kemi. Të gjithë vendosin të shkojnë në Gjermani dhe vendet tjera evropiane. Kompanitë e vogla kanë probleme të mëdha për ekzistencën e tyre. Situata është e rëndë pasi shumë kompani po mbyllin bizneset e tyre kjo mund të shihet në shumicën e qytetetve”, deklaroi Mendi Qyra, OEMVP.

Ivan Peshevski nga lidhja e sindikatave në sektorin e ndërtimtarisë ideja që të punohet nga shtëpia në kohë krize do të largoj edhe më shumë punëtorët.

“Nuk jemi të befasuar nga masat, qeveria po subvencionin disa harxhime të qytetarëve, pensionistëve por kjo nuk mjafton duhet shumë më shumë ti ndëgjojnë sindikatat, sepse dita ditës si qytetarë kemi përballje çdo ditë me rritje të çmimeve duhet bërë një sistem i ri që do ti kënaq qytetarët. Dhe nëse punojmë nga shtëpia do të kemi më shumë shpenzime si rryma, interneti etj dhe më e keqja se do duhet ti largojmë puntorët”, deklaroi Ivan Peshevski, LSM.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit miratoi edhe pako masash që peshon 360 milionë euro, ndihmë për biznesin dhe qytearët./KlanMacedonia/

Baby Boo