Trençevska në takim me Kasamin: Mbrojtja e fëmijëve është prioritet i punës sonë


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka takuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.

Në takim u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve dhe rëndësinë e zgjerimit të kapaciteteve të kopshteve ekzistuese si dhe ndërtimin e të rejave në mënyrë që të kujdesen për sa më shumë fëmijë në kopshte dhe të mundësohet rritja dhe zhvillimi i duhur.

Kryetari i komunës, përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe ministri shqyrtuan hapat e nevojshëm për përfundimin e objektit të ndërtuar – klon i çerdhes “Rinia” në Tetovë, financuar nga Bashkimi Evropian.

Trençevska në takim theksoi se ndërtimi i çerdheve të reja është i një rëndësie të veçantë për të mbuluar dhe përfshirë sa më shumë fëmijë në arsimin parashkollor.

Baby Boo