Tregtia me njerëz, MPB ngre padi për 4 persona


Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër katër personave të cilët dyshohen për kontrabandë me emigrantë dhe tregti me njerëz. Dy prej tyre, vozitësi i automjetet me të cilin është bërë transporti ilegal me inicialet P.P si dhe XH.N, janë arrestuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dërguar akuzë penale kundër 4 personave; 3 nga Shkupi dhe 1 nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale siç janë kontrabandë me migrantë, organizim të grupit dhe nxitje të veprës tregti me njerëz dhe tregti me fëmijë. Kjo grupë kriminele kanë organizuar transport të migrantëve nga kufiri jugorë drejt kufirit me Republikën e Serbisë me qëllim tranfserimin në vendet tjera të Bashkimit Evropian. Gjatë rrugës, për shkak të kushteve të rrugës, vozitësi P.P ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe në shpejtësi të madhe ka goditur mbrojtjen prej metali të rrugës”, deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Siç informojnë nga MPB-ja aksidenti ka ndodhur me 25 qershor në rrugën Radovish-Shtip ku 2 emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë të lënduar rëndë. Emigrantët kanë qenë nga Bangladeshi dhe Sri Lanka. Sipas të dhënave të MPB-së numri i emigrantëve në automjetin tranportues mund të ketë qenë edhe më i madh por pas aksidentit ata kanë ikur. Emigrantët ishin bartur me automjet transportues IVECO.

Baby Boo