Tregtarët nuk respektuan marzhin e kufizuar në Maqedoni, ja sa është gjoba për ta


Për dy ditë, inspektorët e tregut në 33 subjekte tregtare konstatuan mosrespektim të masës së qeverisë, për uljen e marzhit tregtar ose nuk kishin të dhëna ditore për disa prej produkteve.
Të gjithë ata fituan gjoba nga 60 deri në 7000 euro, varësisht nga madhësia e kompanisë. Që nga hyrja në fuqi e masave janë kryer 160 kontrolle.

“Tetë subjekte nga 33, janë tregtarë të mëdhenj dhe te ato ndaj personave juridik janë shqiptuar gjoba prej 7 mijë eurove, dhe ndaj një personi përgjegjës 350 euro. Subjektet e tjera janë të llojeve të ndryshme, duke filluar nga tregtari mikro deri tek ai i mesëm. Vetëm për evidencën ditore, nëse nuk është në objekt, gjoba fillon nga 60 euro deri në 800 euro për personin juridik, dhe nga 20 deri në 250 euro për personin përgjegjës”, tha Aneta Dimovska Simeska- Drejtoreshë e DIT-së.

Përveç tregtarëve, kontrolle do të bëhen edhe tek prodhuesit. Te ata do të shihet nëse çmimi për një produkt të caktuar është në përputhje me kostot që ata kanë. Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, apeloi që të respektohen vendimet, pasi çdo shkelje të re sipas Ligjit për Konsumatorët parasheh mbylljen e objektit deri në një vit. Me vendimin e fundit, marzhet tregtare janë ulur në 3 për qind në tregtinë me pakicë dhe deri në 4 për qind në tregtinë me shumicë. Qëllimi është të parandalohet rritja edhe më e lartë e çmimeve.

Baby Boo