Tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes RMV-së dhe Bullgarisë


Sot mbushen tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe kryetari i Qeverisë së Bullgarisë Bojko Borisov.

“Në ditën e sotme, para tre viteve, kishim nderin së bashku me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov t’i nderojmë ilindenasit nga Krusheva dhe KAÇKM-ja, në vendin e tij para varrit të Goce Dellçevit në Shkup dhe ta nënshkruajmë Marrëveshjen për miqësi, fqinjës të mirë dhe bashkëpunim. Treguam vullnet politik për progres, për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe kemi bërë një hap historik përpara. Krijuam një model si themel për një të ardhme më të mirë dhe jetë më të mirë të qytetarëve tanë”, ka shënuar sot në profilin e tij në Fejsbuk lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Zaev shtoi se perspektivat e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe më vonë edhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë, na e sollën anëtarësimin në NATO, procesin e hapur për negociata për anëtarësim në BE por edhe bashkëkryesimin në Procesin e Berlinit sivjet me çka për herë të parë vendi i cili nuk është vend i BE-së, merr pozitë të liderit në këtë program rajonal të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja, në harmonizim me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua në gjuhën maqedonase dhe gjithashtu, në harmonizim me Kushtetutën e Bullgarisë, është nënshkruar në gjuhën bullgare. Nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, i cili nga ana e Zaevit dhe Borisovit u vlerësua si moment historik, hapi perspektiva për dy vendet për bashkëpunim intensiv dhe të fuqishëm në planin bilateral dhe multilateral, avancim të lidhjeve transportuese dhe të komunikimit, lehtësim të formaliteteve doganore dhe kufitare, ndarje të mjeteve për projekte rajonale infrastrukturore dhe ndërkufitare, lehtësim të kontakteve mes qytetarëve të dy shteteve, si dhe mbështetje të fuqishme të Bullgarisë për aspiratat euroatlantike të vendit.

Në harmonizim me Marrëveshjen u formua Komision i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, i cili deri më tani ka mbajtur nëntë takime në të cilat janë deklaruar për shënim të përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve nga historia e përbashkët, ndërsa debatoi edhe për tejkalimin e interpretimeve të ndryshme. Komisioni deri më tani arriti të arrijë avancim lidhur me periudhën antike dhe shekullin e mesëm, por jo edhe harmonizim rreth çështjes për Goce Delçevin.

Puna e Komisionit për momentin është në pushim për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në vend. Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva në muajin mars të këtij viti shfaqi shpresë se Komisioni do të vazhdojë me punë pas përfundimit të zgjedhjeve tek ne.

Baby Boo