Tre viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit


Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë me koronavirus. Një pacientë në moshën 80 vjeçare nga Kumanova që ishte shtrirë në spital me 4 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri i moshës 62 vjeçe që ishte pranuar në spital me 5 qershor dhe tjetri i moshës 78 vjeçar që ishte shtrirë në spital me 2 qershor.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 7 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar kurse 156 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 1343 raste aktive me koronavirus.

Baby Boo