Tre vëllëzërit nga Prishtina dëbohen nga banesa: Mbesin në rrugë, s’kanë ku ta kalojnë natën


Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qera, për shkak se nuk i kishin kryer pagesat.
Më i vogli ndër ta është 6 vjeç, tre vëllëzërit nuk kanë ku ta kalojnë natën e sontshme.

Vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i baneësës.
Fitim Pireva, tha se ata kanë nevojë për ndihmë, pasi kanë edhe vëllaun e vogël 6 vjeç me vete.

“Po na kemi mbetë jashtë, ne kemi banuar në banesë, por pronari na ka dëbuar pasi jemi në kushte të vështira dhe nuk kemi pasur mundësi që ta paguajmë, sonte natën do ta kalojmë në rrugë, ne kemi me vete edhe vllaun 6 vjeq, Valdetin dhe nuk e dijmë se çka do të bëjmë, po presim pasi nuk kemi asnjë familjarë dhe askënd të na ndihmojë”.

Baby Boo