Tre të vdekur në Gjermani, shembet skela në një kantier ndërtimi! Disa të zhdukur


Të paktën tre punëtorë humbën jetën pas shembjes së një skele në një kantier të madh ndërtimi në qytetin e rëndësishëm gjerman të Hamburgut.

Disa persona janë zhdukur nën strukturë, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuimin e të gjithë zonës ku në ato momente ndodheshin rreth 700 vetë, shkruan Associated Press. Skela sipas agjencisë prestigjioze të lajmeve ra në boshtin e ashensorit. Fillimisht u raportua për 5 të vdekur, por më pas numri u rishikua ne tre.

Aksidenti ka ndodhur në Hafencity, zona e një projekti të madh të rizhvillimit të ish-pjesës së portit të Hamburgut. Aty është parashikuar një i ri biznesesh, banimi dhe argëtimi i cili do të përfshijë gjithashtu një terminal shtesë anijesh lundrimi. Punëtorët që vdiqën ishin duke ndërtuar boshtin e ashensorit kur skela u shemb duke zënë poshtë të paktën tetë prej tyre, sipas dëshmitarëve okularë.

HafenCity në brigjet e lumit Elba ka qenë dikur një zonë e varfër por është rizhvilluar në atë që konsiderohet si një projektet më të mëdha të rigjenerimit urban të Europës.

Baby Boo