Tre të plagosur në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)


Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së të premtes.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar ai.

Janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Në video shihet një person i shtrirë në tokë, ndërkohë një dëshmitar ka thënë se dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Incidenti i ndodhur në rrugën Muharrem Fejza ka nxjerr jashtë të gjithë banorët e lagjes.

https://tiger.cdnja.co/v/05/05WVA.mp4?secure=8y9usIdMmFA8owo4oORdTw&expires=1630139400

Baby Boo