Tre persona të vrarë gjatë zgjedhjeve në Turqi


Incidentet ndodhën në qendra votimi të ndryshme. Një nga viktimat është shefi lokal i partisë opozitare IYI në Erzurum.
Tre persona u vranë dhe të paktën 19 të tjerë u arrestuan të dielën në incidente të ndryshme gjatë ditës së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Në një grindje në një qendër votimi në Erzurum, në lindje të vendit, tre vetë u vranë me armë zjarri dhe tre të tjerë u plagosën , njoftoi gazeta “Cumhuriyet”, transmeton lajmi.net.

Të vdekurit janë dy votues dhe kreu lokal i partisë opozitare IYI, Mehmet Siddik Durmaz.

Anëtarët e CHP rezistuan dhe pati një luftë gjatë së cilës, sipas këtij versioni, të sapoardhurit qëlluan dhe vranë Durmazin dhe dy qytetarë që votonin.

Një anëtar tjetër i IYI, Ümit Ozdag , u plagos pas një sulmi në një qendër elektorale në Stamboll.

Forcat e sigurisë arrestuan gjashtë vetë pas incidentit në Stamboll.

Në anën tjetër, në qytetin e Suruç në krahinën Sanliurfa (South East), tre vetë u plagosën pas një grindje në një qendër votimi.

Në të njëjtin qytet, tre arrestime u bënë pasi forcat e sigurisë zbuluan tre kuti të mbushura me vota të mbyllura në makinat e tyre .

Në Suruç gjithashtu pati raportime se një kuti votimi ishin mbushur me vota të rreme dhe kreu i Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), Sadi Guven, ka konfirmuar se institucioni ka marrë masat e nevojshme administrative dhe ligjore në këtë drejtim. /Lajmi.net/

Baby Boo