Tre persona përfundojnë në spital! MPB: Një veturë nga aksident në Saraj është e policisë


Tre persona përfundojnë në spital! MPB: Një veturë nga aksident në Saraj është e policisë
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 njoftojnë se nga aksidenti i sotëm në hyrje të Sarajit janë lënduar tre persona të cilët janë transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” për mjekim, përcjell TV21. Policia gjithashtu njofton se në aksident është përfshirë edhe një veturë nën pronësi të MPB-së.

“Sot në ora 10:10 është raportuar se udhëkryqin nga rruga Gjorqe Petrov me rrugën Saraj, në afërsi të urës Saraj ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Seat” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga I.B. (52) nga fshati Ljubin i Shkupit dhe një automjeti “Skoda Octavia”, nën pronësi të MPB-së, që po drejtohej nga L.S. (51) nga Ohri. Dy shoferët dhe një pasagjer S.S. (46) kanë marrë lëndime dhe janë transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup”, njoftojnë nga MPB për TV21.

Baby Boo