Tre persona nga Tetova janë lënduar në shkëmbim zjarri dhe janë dërguar në Klinikat e Shkupit


Tre persona janë lënduar në një shkëmbim zjarri në Tetovë dhe për shkak seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë”, në Shkup.

Dy persona kanë pasur plagë në abdomen, kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda në kokë është komë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qendra Urgjente për MIA kanë deklaruar se dy të lënduarit në abdomen janë operuar dhe janë në gjendje stabile. Ata gjinden në Sektorin për mjekim intensiv.

MPB-ja tash për tash nuk kumton detaje për rastin. Më shumë informacione do të ketë më vonë në lidhje me rastin.

Baby Boo