Tre javë pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, Prokuroria formon “grup pune”


Pas heshtjes tre-javore lidhur me shkaqet e paraqitjes së zjarrit në spitalin modular të Tetovës, Prokuroria publike ka formuar grup pune për këtë rast, mëson Alsat. Prokurorë nga Prokuroria e lartë publike e Gostivarit dhe Shkupit do të jenë pjesë e procedurës para- hetimore, pohojnë për Alsat nga Prokuroria publike.

Ju informojmë se janë përcaktuar katër prokurorë publikë nga Prokuroria e lartë publike e Gostivarit dhe Shkupit, por jo për kontroll, por për ndihmë eventuale nëse prokurorët që e drejtojnë procedurën vlerësojnë se ka nevojë si dhe për konsultime për çështje të caktuara – njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Ndryshe, me pesë prokurorët publik të Prokurorisë së Tetovës dhe Shkupit si dhe përfshirjen e prokurorëve të lartë, tani me para- hetimin merren nëntë prokurorë. Por, në opinion edhe pas tre javëve mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit.

Vazhdojnë hapat intensiv për mbledhjen e dëshmive materiale dhe verbale – thonë nga Prokuroria Publike.
As nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka të dhëna për opinionin. Nuk është vërtetuar nëse eventualisht është shkelur procedura për furnizimin e spitaleve modulare dhe nuk dihet kush e ka kryer monitorimin gjatë ndërtimit të tyre. Në zjarrin tragjik të 8 shtatorit jetën humbën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë të hospitalizuar me Covid.

Baby Boo