Tre gjinekologë dhe një mami rezultojnë pozitiv me COVID-19


E konfirmoi Ismajli Tre gjinekologë dhe një mami në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë rezultuar pozitivë më coronavirus, pas testimit të enjten. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.

“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është marrë me ta e nuk e dimë burimin e infeksionit”, tha Ismajli, duke shtuar se pjesa tjetër e ndërrimit me të prekurit janë izoluar. Dje janë konfirmuar 26 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Deri më tani numri i të prekurve në vend arrin në 449 raste, prej tyre 79 të shëruar dhe 12 të vdekur. Një viktimë është konfirmuar sot nga Komuna e Ferizajt./kallxo

Baby Boo