Tre fëmijë nga Shkupi përfundojnë në spital, dyshohet se kanë konsumuar “Dizental” në një festë


Tre fëmijë kanë përfunduar në Klinikën për Fëmijë pasi në një festë në Aerodrom të Shkupit dyshohet se kanë konsumuar “Dizental”, preparat për dezinfektim. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 11.06.2023 në orën 20:40 në Stacionin e Policisë në Aerodrom, nga ISHP – Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve është raportuar se në orën 18:00 në Klinikë janë sjellë tre të mitur me skuqje të mukozës në gojë. Sipas njoftimit, fëmijët kanë qenë në një festë ditëlindjeje në një sallë lojërash në zonën e Aerodromit dhe pas masave të marra dhe bisedave me prindërit dhe punonjësit, është konstatuar se fëmijët kanë pirë lëng nga një shishe, me shumë gjasa Dizental, që ishte lënë në banak. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Baby Boo