TRASPORTONIN DROGË NË FORMË ÇOKOLLATE, ARRESTOHET NJË PERSON NË ELBASAN, NDALOHET DHE NJË GRUA (EMRA-DETAJE-VIDEO)


Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Bradasheshi” në Elbasan.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase (pasagjere), për mos kallëzim krimi.

Bëhet fjalë për:

Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë.

V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

Gjatë kontrollit është sekuestruar 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.

Baby Boo