Transporti publik vatër e re e Covid-19?! Qytetarët të frikësuar: Do të infektohemi, asnjë masë nëpër autobusë


U propozua kufizim i mysafirëve në shtëpitë e qytetarëve, por jo edhe ulje e udhëtarëve në autobusët e transportit publik në Shkup.
Tollovi, pa distancë dhe herë pas here edhe pa maska, kështu udhëtojnë qytetarët me autobusë në Shkup. Thonë asnjë masë anti-kovid nuk zbatohet.

“Në autobusë shumë njerëz hypin dhe nuk tregojnë kartelë, kjo është njëra. Tjetra, ka shumë tollovi dhe udhëtarët afrohen me njëri – tjetrin, nuk ka distancë. Më shumë se 70 për qind nuk kanë maska”.
“Edhe po, edhe jo”

“Protokollin e fundit që kemi, lejon 75 për qind e mjeteve të transportit publik, furgonët dhe autobusët që janë qarkullojnë në sistemin e transportit publik, lejohet që ata të mbushen deri në 75 për qind. Qyteti është institucion serioz dhe nuk lejon improvizime, veçanërisht kur është në pyetje personat profesional, kurse persona më profesional se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në fushën e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemisë, nuk kemi. Nëse fitojmë rekomandime të tjera, atëherë do t’i zbatojmë”, deklaroi Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

TV21 e pyeti edhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Paralajmëroi kufizimine numrit të udhëtarëve, por fillimisht pret efektin e pakos së re të masave restriktive.
“Përveç uljes së numrit të udhëtarëve në transportin publik, është edhe kufizimi i punës në disa subjekte ekonomike, ndërmarrje dhe objekte hotelerike. Por shpresoj se nuk do të arrijmë deri aty, sepse pakoja e dytë e masave restriktive do të japë efekt edhe aty”, tha Vvenko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo