Transformimi i Menduh Thaçit nga Marksist në përkrahës të LGBT-së


Shkruan: Frymzim Dauti [ Autori është Nënkryetar i PDSH-së dhe Kandidat i PDSH-së për Kryetar të Komunës së Gostivarit]

Në shkrimet e mija nuk merrem me personalitetin e dikujt. Mirëpo rastin që e shtjelloj në këtë shkrim është më shumë se një person politik në kuptimin që ai ka ndikuar në politikën e shqiptarëve në Maqedoni. Besojë që e njoh shumë mir, dhe përderisa ai më ka përfaqësuar edhe mua, kam të drejtë t’i përmbledhi disa fjali për te. Ai është ende kryetari im në kuptimin që është në krye të partisë që unë gjatë gjithë jëtës i takoj. PDSh-në asnjëherë nuk e kam identifikuar me Menduh Thaçin. Kjo parti është vazhdimësi e organizimit të parë politik të shqiptarëve pas shembjes së komunizmit. Kam qenë 15 vjeçar kur e kam takuar Menduh Thaçin në shtëpin time, kur së bashku me babain tim [Refik Dauti] dhe me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë organizonin komplot për udhëheqësin e atëhershme të PPD-së në kongresin e PPD-së të vitit 1993. Më kujtohet që atë kongresë e udhëheqte babai im dhe ia arritën që shumicën e delegatëve t’i bindin që të shkarkonin udhëheqësin e atëhershme të PPD-së.

Më kujtohet që Menduh Thaçi me përkrahjen e përfaqësuesve të PD të Shqipërisë e merr guximin që të pretendonte të kandidohej për kryetar të PPD-së në kongresin në fjalë. Megjithate ata nuk i ja arritën qëllimin pasi që Refik Dauti me të drejtë e konsideronte Menduh Thaçin axhami politik, e kjo kuptohet që për shkak të moshës së tij të re. Me atë rast Refik Dauti e propozon Arben Xhaferin, të cilën e ka njohur që prej periudhës së 1968 gjatë gjyqit politik kundër tyre. Arben Xhaferi e pranon detyrën e kryetarit edhe pse ishte i vetëdishëm që nuk kishte dhënë ndonjë kontribut që ta merritoj atë pozitë. Kjo situatë solli që Arben Xhaferi gjatë gjithë karrierës së tij politike ta shihte Menduh Thaçin jo vetëm thjeshtë si një nënkryetar të tij por edhe si ortak politik. Kjo pozitë i mundësonte Menduh Thaçit që për disa raste të organizimit partiak të vendoste vetë edhe pa mos e konsultuar kryetarin e tij. Mirëpo PPD-së legjitime të dalur nga kongresi ju vodh emri me vendim gjyqësorë nga iniciativa e atyre pjesëtarëve të PPD-së që vazhduan të mbeten pjesë e pushtetit qendrorë. Në një situatë të tillë PPD-së legjitime nuk i mbeti alternativë përveq se të ndryshonte një shkronjë në emrin e PPD-së, e që të mund të garonte në zgjedhje.

Kështu lindi PPDSh-ja si parti e parë opozitare shqiptare, e që e kishte strukturën organiziative të PPD-së, e sidomos të kompletuar në teritorin e sotën të Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Vrapçishtit nën udhëheqjen e Refik Dautit. Me atë strukturë në zgjedhjet lokale PPDSh-ja i fitoi shumicën e komunave rurale të Gostivarit dhe vetë Komunën e Gostivarit e ku bartës liste ishte Refik Dauti. PPDSh-ja në Tetova me vështirësi të mëdha, pas përsëritjes të disa cikleve zgjedhore lokale më në fund arriti që poashtu të fitoj Komunën e Tetovës. Në suksesin e PPDSh-së përveq organizimit të tyre të vjetër strukturoro-partiak, u ndohmoi edhe përkrahja që ju jepte Shqipëria. Presidenti Sali Berisha i kishte pranuar në takim zyrtarë Refik Dautin, Arben Xhaferin, Menduh Thaçin dhe Rufi Osmanin. Më kujtohet se gjatë atij takimi baba im ishte akomoduar në shtëpin e Enver Hoxhës. Në po atë shtëpi akomodohej edhe Menduh Thaçi përderisa nuk hyri në konflikt me Sali Berishën.

Pasi që Gostivari ndiheshte se ishte më merritor në fitoren e zgjedhjeve lokale të PPDSh-së, lindi ambicija e Kryetarit të Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, i cili poashtu ishte i ri në moshë, që të ja zente vendin Menduh Thaçit. Në ndërkohë u shkri edhe Partia Popullore Shqiptare në PPDSh-në gjatë konventës që u mbajtë në Gostivar. Me atë rastë edhe emri i ri i PPDSh-së u bë PDSH. Megjithate pas disa muajve pasuan ngjarjet e krizës për flamujt para komunës në Gostivar. Gostivari e pasoj më keq pasi ishte bastion i PPDSh-së dhe në Gostivar përveq flamurit të Shqipërisë valonte edhe flamuri osman.

Pasi e kam ndjek procesin gjyqësorë të atehërshëm për dënimin e Refik Dautit dhe Rufi Osmanit, vlenë të potencohet një fakti që heshtet me qëllim. Gjegjësishtë, për ngritjen e atyre flamujve u dënua me burg Refik Dauti, si kryetar i Këshillit Komunal, pasi që ata flamuj ishin ngritur me vendim të këshilltarëve komunal të PPDSh-së. Përderisa Rufi Osmani u dënua me burg për fjalimin që e kishte mbajtur në një miting të Gostivarit për problemin e flamurit. Pas ngjarjeve të përgjakëshme të Gostivarit, PPD-ja akuzohej si e paaftë në mbrojtjen e shqiptarëve dhe e koruptuar në pushtetin që kishte me sllavo-maqedonët. Në një situatë të tillë të ramjes së rejtingut, PPD-ja nuk kishte alternativ dhe u detyrua që të hynte në koalicion me PDSh-në për zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Hyrja në burg e udhëheqësve të PDSh-së së Gostivarit u shfrytëzua nga Menduh Thaçi në përforcimin e pozicionit të tij në parti. Përderisa Refik Dauti gjendej në vuajtje të burgut në Idrizovë, aty shkon që t’i vizitoj Arben Xhaferi. Pasi që Rufi Osmani refuzon që ta pranoj në takim në burg Arben Xhaferin, për të qenë solidar me bashkëvuajtësin e tij të qelisë edhe Refik Dauti nuk e takon Arben Xhaferin. Kjo situatë shndërrohet në „golden opertunity“ për Menduh Thaçin për t’i shkarkuar konkurentët e tij. Menjëherë organizon kuvend partiak të PDSh-së për degën e Gostivarit. Kuvendarët njëzëri e propozojnë përsëri Refik Dautin për kryetar dege.

Me atë rast Ministri injorant Bedredin Ibrahimi u drejtohet kuvendarëve dhe thotë: “E lusë Refik Dautin që të prononcohet se a e pranon kandidaturën”. Të revoltuar nga ky akt i shëmtuar i ministrit të dërguar me porosi të Menduh Thaçit, kuvendrët e lëshojnë mbledhjen pasi që dihej se Refik Dauti ishte duke vuajtuar burgun. Pasi kuvendi në Gostivar dështon, më vonë emërohen disa persona axhami politik dhe pa autoritet në Gostivar si kryesi e re e degës së PDSh-së në Gostivar. Me këtë rastë lind dhe e ashtuquajtura rrugaçëria politike në politikën shqiptare. Pra njerëz pa autoritet dhe të arritura profesionale filluan të merren me politikë. Kjo do të thotë se themelues i rrugaçërisë politike në Maqedoni është Menduh Thaçi, pasojë kjo që vazhdon ende edhe sot. Rrugaçëria politike si fenomen ka pasojë direkte në dështimin e avancimit politik të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo rrugaçëri erdhi në shprehje gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2000 e ku PDSh-ja i fitoi gjithë komunat e ku në disa vendvotime i manipuloi zgjedhjet nëpërmjet kërcënimit dhe mbushjes së disa kutive të votimit. Periudhën mbas vitit 2001 besoj që shumica e shqiptarëve i kanë të njohura prandaj dhe nuk hy në detale. Në kongresin e PDSh-së të mbajtur në Strugë [më duket gjatë vitit 2007], u tërhoq Arbër Xhaferi dhe pa kundërkandidatë u zgjodh Menduh Thaçi kryetar i partisë. Unë kam qenë prezentë në të gjithë kongreset e PDSh-së dhe e kam votuar Menduh Thaçin për kryetarë edhe atëherë kur simbolikisht ka patur kundërkandidat. Largimi i Arben Xhaferit simbolizon fillimin e shkarimit gradual të PDSh-së.

Kjo përarsye se Menduh Thaçi nuk lejonte që të kishte njëri afër tij ashtu sikur që Arbër Xhaferi mbante afër tij Menduh Thaçin. Kjo nënkuptonte se ai pretendonte se nuk kishte nevojë për këshilla dhe nëse pyeste për këshillë e bëntë vetëm për çështje formaliteti, pasi që vendimin e kishte marrur më herët. Dobësia tjetër e Menduhit ishte se ai mendonte se kishte pritur shumë gjatë prej vitit 1993 deri në vitin 2007 që të merrte pozitën e kryetarit të partisë. Prandaj dhe nuk duheshte askush ta kontestonte pozitën e tij në parti edhe kur bënte gabime apo kur i humbte zgjedhjet. Prandaj dhe në rrethin e tij të ngushtë i mbante disa tetovarë të cilët nuk kishin karizëm të ja kontestonin vendin e kryetarit. Në një kritik të hapur që i ja kam bërë gjatë një mbledhje në Gostivar në vitin 2008, ndër të tjerat i kam thënë se e ke shndërruar PDSH-në në PD-Tetova. Ai u mbrojtë se vetë është me preardhje Kosovar dhe se akuza ime ndaj tij nuk mban. Megjithate kuptohet që ajo ishte dhe mbetet dobësia e tij.

P.sh ende sot Kryetari i rinisë, Kryetarja e Forumit Gruas, Sekretari Gjeneral dhe vetë ai janë Tetovar. Përpjekja e Menduh Thaçit që me çdo kusht të parandalonte t’i afrohej dikush Arbër Xhaferit që mos i rrezikohej karikja e tij si kryetar pasardhës, sikur që ishte rasti me konfliktin me Rufi Osmanin, gradualisht u shndërrua në fiksion për te. Prandaj dhe gabimi më i madh që e vulosi në udhëheqjen e PDSh-së ishte kur nuk i lejoi që të kandidonte për kryetar në kongres të partisë Ziadin Selën. Kuptohet që Sela do të humbte në votime. Vetë unë do të votoja për Thaçin edhe se bashkëpunonim me Selën. Përderisa Sela udhëheqte sekretariatin për informim unë isha zëvendës i tij si dhe drejotja sektorin e propagandës.

[Me këtë rastë të tregojë një ngjarje. Kur Thaçi më propozoj për udhëheqës të propagandës, e nguca me shaka duke i thënë Thaçit se Hitleri para se ta merte udhëheqjen e partisë naciste kishte qenë udhëheqës i propagandës së partisë.] Kuptohet që Zijadin Sela situatën e menaxhojë mirë para kongresit me arsyetimin se nuk është fer që ai mos lejohet të kandidoj si kryetar dhe prandaj mblodhi disa përkrahës. Sela kishte mbledhur përvojë nga ta ate që dështuan me parti pasi që dolën nga PDSh-ja.

Sikur që ishtin rasti i Imer Selmanit, Rufi Osmanit, Bardhyl Mahmutit, Aljadin Demirit, e që dolën me parti të tyre nga PDSh-ja. Ata dështuan edhe përshkak se formuan parti me emra të rinj. Votuesit tradicional të PDSh-së identifikoheshin me emrin e PDSh-së dhe e kishin të vështirë që të votonin parti tjetër dhe simbol tjetër. Zijadin Sela doli me partinë PDSH Lëvizja për Reforma dhe mbajti simbolin e PDSH-së dhe sot mban portretin e Arben Xhaferit. Bazuar në faktet e lartëpërmendura Zijadin Sela arriti që ta dëmtonte seriozisht elektoratin tradicional të PDSH-së. I ndodhur në një situatë të re, tani Menduh Thaçi e harroi oponentin politik BDI dhe filloi të merret vetëm me ate se si ta dëmtojë Aleancën për Shqiptarët, por edhe partitë tjera shqiptare.

Dështimet e shumta në zgjedhje kuptohet që e kanë dhe koston mentale për shëndetin e Menduh Thaçit. Për ta mbajtur veten në formë psikike, ai edhe kur jemi një grup i vogël të kryesisë së partisë, e që të gjithë ne jemi ekspertë të organizimit politik dhe të situatës politike, flet sikur është para një audience të madhe apo mos ma keq sikur kamerat janë duke e inçizuar. Debati i arsyeshëm mungon dhe kritika merret nga ai si sabotazh për demotivimin e tij në luftën e tij politike. Librin e tij që e ka titulluar “Mbijetesa Politike”, e venë ate shpesh në një situatë që ai të besojë seriozishtë se është shumë i aftë që të mbijotoj politikisht, pamvarsisht realitit. Tani më ai mbijetesën politike nuk e sheh si mbijetesë të PDSh-së si strukturë politike, e që ka bagazh të madh edhe për shumë të mira në dobi të avancimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve, por si mbijetesë politike të vetes së tij. Kjo nënkupton që kultin e tij personal me fotografi dhe propagandë që tentoi ta ngriste në PDSH u dëshmua katastrofale për PDSh-në. Manipulimet e inçizimeve politike që ja montuan sorosoistët fatalisht e dëmtoi PDSh-në. Teoria politike thotë se kur dëmtohet lideri kult dëmtohet e gjithë partia.
Tani t’i ndërlidhë disa fjalë me titullin e shkrimit. Si student në Prishtinë edhe Menduh Thaçi ashtu sikur dhe shumë të ri të tjerë shqiptarë, në ilegalitetë u bënë marksistë nacionalistë. Kjo edhe si rezlltat i propagandës që subvencionohej edhe nga Shqipëria komuniste. Kuptohet që pas komunizmit Menduh Thaçi potenconte se ishte antikomunist i zjarrtë. Megjithate kjo është fenomen për shumë prej atyreve që si pasojë e urrejtjes së vetes së tyre për një periudhë të jetës si të papjekur politikisht.Periudhën pas marksist nacionalizmit të tij, e shpjegova shkurtimisht më lart.

Tani ka mbetur ta shpjegoj se pse dyshojë që Menduh Thaçi tani është aktivist i komunitetit LGBT. Kur më thuajnë shumë veta se mbështetje jote për Menduh Thaçin nuk ka më asnjë arsyetim, unë ndër përgjigjet më të shpeshta ju them: Ai është i vetmi politikan shqiptarë në Maqedoni që është në listën e zezë të SHBA. Ky fakt dëshmon shumë, pasi që para se të hynte në listën e zezë ka pasë paralajmërim që t’i ndryshonte disa qëndrime për kritikat për mosimplementimin e duhur të Marrëveshjes së Ohrit.

Megjithate ai Menduh ishte Menduh tjetër. Menduhi i sotëm, i akuzuar me patëdrejtë penalisht për paregullsi zgjedhore [ sipas meje për mbrojtjen e votës shqiptare], ka hyrë në një lavirint psokologjik që burgun e ka frik. Kur mua para dy muajve më shantazuan në punë se do të më akuzojnë penalisht nëse nuk jap dorëheqje nga Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, isha shumë i prerë. Jo burgut po vdekjes nuk i frigohem. Porosia ime ndaj Meduhut ishte se nëse arrin që një ministre aktive e komunitetit të LGBT-së në Qeveri të na hidhrone neve, le të dihet se për çka jemi hidhëruar. Menduhi për ta mbrojtur veten, me qëllim që të marrë ndonjë poen nga komunitetit i LGBT-së pajtohet që shqiptarin dhe muslimanin e parë që u emërua në pozitën e Drejtorit të Bibliotekës së Maqedonisë pas më shumë se një shekulli ta shkarkojnë pa faj.

Paramendoheni, një ditë para se të shkarkohem, Menduhi takohet me Kryeministrin. Shkarkohet drejtori që është nënkryetari i PDSH-së si pjesë e Qeverisë e ku jam në listë për deputetë dhe jam kandidat zyrtare i PDSh-së për kryetar të Komunës së Gostivarit. Cfarë ironie! Dhe Menduhi arsyetohet se është i pafuqishëm ta parandalojë. Ai, duke i njohur rrethanat politike mirë, e di që LGBT-të i përkrah fondacioni i Sorosit, përderisa indirekt nëpërmjet ndikimit evro-amerikan kanë ndikim edhe në gjyqësorë. Friga disa dekadëshë për mos ja zënë kariken e kryetarit të PDSH-së, e që u bë shkaktar për shkrirjen e PDSh-së, tani është shndëruar në frikë të paarsyeshme nga gjyqësori. Vaj halli për PDSH-në.

Baby Boo