Transformimi befasues i ish-presidentes, Atifete Jahjaga

Prej disa vitesh ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është shkëputur nga politika, por ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Ajo publikon herë pas here foto nga përditshmëria, kryesisht nga aktivitetet e zhvilluara në fondacionin e bamirësisë që drejton.

Mirëpo, ajo që ka rënë në sy të të gjithë ndjekësve është transformimi i jashtëzakonshëm që Jahjaga ka bërë. Ajo duket shumë herë më re në moshë me pamjen aktuale. Ish-presidentja ka ndryshuar totalisht stil veshje, ka humbur disa kilogramë si dhe dallohet një ndryshim i dukshëm në fytyrë.

Ky transformim i Atifete Jahjagës nuk ka kaluar pa u komentuar, ku ka pasur ndjekës të cilët e kanë komplimentuar, por që ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë mirëpritur.