Tramp pranoi se ka llogari në bankë kineze


Presidenti amerikan Donald Tramp pranoi se ka llogari në bankë kineze, njofton Nju-Jork Tajms.
Llogaria është në pronë të kompanisë “Tramp Interneshënal Menaxhment” dhe është e hapur për pagesën e tatimit lokal mes vitit 2012 dhe 2015.

Llogaria është e hapur që të analizohet potenciali i biznesit hotelierik në Azi, deklaroi Jan Garten, avokat i organizatës së Trampit. Ai sqaroi se llogaria është e hapur në bankë kineze në SHBA me qëllim që të paguhet tatimi lokal.
Nju Jork Tajms e zbuloi llogarinë pasi kishte mbikëqyrje në evidencën tatimore të Trampit, e cila përfshin detaje personale dhe financiare nga kompania.

Asnjëherë nuk janë realizuar marrëveshje, transaksione ose aktivitete tjera afariste dhe nga viti 2015 llogaria nuk ka qenë aktive. Megjithatë ajo e mbetet e hapur, por asnjëherë nuk është shfrytëzuar për qëllime të tjera.
Nga llogaria bankare kineze janë paguar 188.561 dollarë tatime lokale.
Presidenti amerikan i kritikoi kompanitë amerikane të cilat punojnë në Kinë dhe shkaktoi luftë tregtare mes dy vendeve.

Baby Boo