Tramp: Nuk e paralajmërova Iranin për sulmin


Presidenti amerikan, Donald Tramp i mohoi raportimet e sotme mediatike se Iranit i është dërguar porosi paralajmëruese për sulmin amerikan, i cili më vonë u anulua.

Burime iraniane për mediumet amerikane paraprakisht deklaruan se Trampi përmes Omanit e ka paralajmëruar Teheranin se sulmi i SHBA-së është i pashmangshëm.

“Nuk e kam dërguar atë porosi. Nuk dëshiroj luftë”, deklaroi Tramp.

Presidenti amerikan konsideron se Irani dëshiron të negociojë.

“Dhe mendoj se dëshirojnë marrëveshje. Ndërsa marrëveshja ime është bërthamore. Ata nuk do të kenë armatim bërthamor. Mendoj se nuk u pëlqen pozita në të cilën ndodhen. Ekonomia e tyre është shkatërruar absolutisht”, tha Tramp.

Baby Boo