Trajtim i ri për pacientët tonë, për herë të parë në Maqedoni realizohet trombektomia tek një pacient 70 vjeçar


Për herë të parë në Maqedoni, gjatë ditës së djeshme është kryer trombektomia mekanike tek një pacient 70 vjeçar, i cili ka pasur goditje në tru. Bëhet fjalë për një operacion serioz dhe të ndërlikuar në trup, ku ka ndodhur goditja, e nxitur nga tromba- ngjizja e gjakut.

Pacienti ka shpëtuar nga vdekja e sigurt. Ekipi i mjekëve, të cilët për herë të parë e kryen këtë operacion të suksesshëm ishin: dr.Venko Filipce, dr.menka Lazarevska, dr.Vjollca Aliji dhe dr.Petar Janevski, neurologët dr.Jasna Petreska,dr. Ana Doneva dhe dr.Dragana Cvetkovska si dhe anesteziologët dr.Jasna Bushinovska dhe dr.Ida Temenugova.

“Bëhet fjalë për një operacion të ndërlikuar dhe të rëndë të rruzave të gjakut në tru. Operacioni është kryer disa orë pas goditjes, kemi pasur sukses që ta largojmë trombin dhe ta shpëtojmë pacientin. Këto goditje shpesh janë fatale për pacientët dhe deri më tani në Maqedoni nuk është kryer një operacion i këtillë. Me këtë intervenim, e cila për herë të parë po bëhet në Maqedoni, qëndruam krah me krah me qendrat botërore mjekësore”, tha ministri dr.Venko Filipce.

Baby Boo