Trajneri i Danimarkës s’i bie pishman: Ndeshja me Kosovën do të jetë stërvitore


Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, nuk është zmbrapsur nga komentet e tij për ndeshjen miqësore të së enjtes kundër Kosovës, duke e quajtur atë seancë stërvitore, edhe pse në Prishtinë vlerësimi i tij shihet si nënçmim ndaj “Dardanëve” .

Deklarata e tij e para disa dite për ndeshjen miqësore me verdhekaltrit bëri zhurmë në Kosovë, pasi shumë media e vlerësuan si nënçmuese ndaj “Dardanëve” qasjen e trajnerit norvegjez të danezëve, transmeton Gazeta Express.

Danimarka nuk ka dashur të luajë kundër Gjermanisë, pasi e kishte një mundësi të tillë, me Hareide që ka zgjedhur Kosovën në vend të saj si një kundërshtar shumë i lehtë para ndeshjes së parë kualifikuese për EURO 2020 kundër Zvicrës.

I pyetur të mërkurën në një konferencë për media në Prishtinë para ndeshjes që do të zhvillohet të enjten në orën 19:00, Hareide këmbënguli se si miqësore si stërvitore, është i njëjti term.

“A është keqkuptuar në të vërtetë ajo që u raportua për Kosovën se do të jetë ndeshje stërvitore për ju? Do të jetë ndeshje stërvitore”, u përgjigj Hareide.

“Stërvitore apo miqësore? Çka ka kjo rendësi, njëjtë – do të jetë ndeshje stërvitore”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Baby Boo