Trajanov: Në letërnjoftime të figurojë dhe grupi i gjakut, ndihmon mjekët


Në kuadër të ndryshimeve në Ligjin për Letërnjoftime, deputeti Pavle Trajanov mbron idenë se duhet përfshirë edhe një ndryshim, vendosja e grupi të gjakut në kartën e identitetit. Sipas Trajanovit, ka disa arsye pse një ndërhyrje e tillë ligjore është e nevojshme.

Në gjendje krize, përfshi edhe fatkeqësitë në komunikacion të lënduarit gjithmonë kanë nevojë për plazmë gjaku. Por për pasqyrën e gjakut ose identifikimin e grupit, duhet kohë. Kështu përmes letërnjoftimit që ka grupin e gjakut, në vend ngjarje mund të dihet se çfarë gjaku i duhet të lënduarve dhe mundet shpejtë të intervenohet sepse bëhet fjalë për sekonda dhe minuta jete -tha Pavle Trajanov, Deputet i LD-së.

Trajanov thotë se për një çështje të tillë duhet konsultuar edhe ekspertët, duke shtuar se në rajon dhe më gjerë ka disa vende të cilat zbatojnë një praktikë të tillë.
Çështja e grupi të gjakut është me interes të veçantë për çdo qytetar që ka letërnjoftim. Qyteti mund të harron gjithçka por jo edhe dokumentin e udhëtimit. Për këtë duhet debat i gjerë dhe konsultime me ekspertë. Unë jam për dhe do ta mbështes një iniciativë të tillë – u shpreh Pavle Trajanov, Deputet i LD-së.

Grupi i gjakut të qytetarëve aktualisht figuron në patentat për vozitje. Nga vendet e rajonit, qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës i shkruan grupi i gjakut në letërnjoftime, ndërsa në vendet fqinje nuk aplikohet një gjë e tillë. Në vendet e BE-së të dhëna të tilla nuk jepen në letërnjoftime ndërsa në SHBA qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë grupin e gjakut në dokumentin personal. Ndryshimet ligjore në letërnjoftime akoma nuk janë futur në procedurë parlamentare. Përmes tyre Ministria e brendshme kërkon harmonizimin e gjuhës së përdorur në letërnjoftime me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Baby Boo