TRAGJIKE/ SHQIPTARI NDALON TË NDIHMOJË NJË PERSON, VRITET BRUTALISHT (EMRI-DETAJET E PLOTA)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, në SHBA.

Një shtetas shqiptar është vrarë në mënyre tragjike, pasi ka ndaluar të ndihmojë një person me makinë.

Bëhet fjalë për shtetasin Dhimtri Andoni 22-vjeç, i cili sipas mediave të huaja, ishte duke udhëtuar me makinën e tij në Shën Petersburg, ku pa që një automjet kishte humbur kontrollin.

Pasi dha ndihmën, 22-vjeçari shqiptar është kthyer në makinën e tij, nga ku u godit nga një kamion që po kalonte në ato momente.

Kamioni drejtohet nga një shtetas i huaj, 30-vjeçar, i quajtur Dana Thomas Byrd.

Mediat e huaja raportojnë se Byrd ka zbritur nga automjeti, ka parë që shqiptari ka vdekur, dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Orë më vonë, babai i Andonit gjeti automjetin nëpërmjet GPS dhe lajmëroi menjëherë autoritetet për ngjarjen.

Policia amerikane mundi të arrestojë autorin në banesën e tij, ndërkohë që në Gjykatë do të paraqitet edhe personi që 22-vjeçari shqiptar ndaloi për ta ndihmuar. Newsbomb

Baby Boo