Tragjike: Humbasin jetën 4 persona në rrugë, 20-vjeçari dhe 16-vjeçarja nuk ja dolën


Ky që shihni në foto është 20-vjeçari nga Hasi, Shkumbin Brati i cili humbi jetën në një aksid ent  tragjik të ndodhur pak pas mesnate në aksion Fushë Krujë – Milot. Të afërmit e tij  kanë konfirmuar lajmin duke u shprehur se ai humbi jetën në lule të rinisë.

Nga ngjarja e keqe humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç. Njësituatë shumë e vështirë për të gjithë dhe lajm i kobshëm.

Ndërkohë një dëshmitar që ka parë të gjithë situatën e rëndë u shpreh për ABC se ishte aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.

“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe pashë ngjarjen. Roje isha. Cfarë të shikoje njëri nuk i kishte këmbët.

“Policia erdhi shpejtë i kanë prerë me fresibël makinat. Nuk njiheshin për njerëz ashtu ishin bërë.” ka thënë dëshmitari që tregon me detaje situatën

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi., 30 vjeç.

Baby Boo