Tragjike: Humb jetën fëmiu 4 vjeçar në Kaçanik pasi bie në bunar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ku një 4 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në bunar. Ky rast tronditi familjen që njoftoi menjëherë autoambulancën, me ç’rast ekipi i mjekëve konstatoi vdekjen e fëmijës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vogëlushi është nxjerrë nga bunari nga Zjarrfikësit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore. Ende nuk dihet se si fëmija ka rënë në bunar, por rrethanat e ngjarjes pritet të zbardhen pasi hetimet veçse kanë filluar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ky rast është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’. Ngushëllime familjes!

Baby Boo