Tragjedia në Veles, hetohen shkaqet e zjarrit


Akoma nuk janë të njohura shkaqet e tragjedisë së djeshme në Veles, ku si pasojë e zjarrit në një shtëpi humbën jetën tre fëmijë të moshës katër, dy dhe 1 vjeç. Prokuroria publike në bashkëpunim me MPB-në janë duke hetuar çdo shenjë të mbetur nga vendi i ngjarjes me qëllim të zbardhjes se rastit. Nga kjo e fundit kanë konfirmuar se fëmijët kanë qenë të mbyllur në shtëpi ndërsa prindërit e tyre kishin ikur në dyqanin e fshatit. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftuan se familja e tre fëmijëve ishin të regjistruar si shfrytëzues të ndihmës sociale, prandaj komuna e Velesit në bashkëpunim me Qendrën për punë sociale në këtë qytet janë angazhuar për organizimin e varrimit të kufomave.

Baby Boo