Tragjedia në Gostivar ua çel sytë autoriteteve (VIDEO)


Rasti i mbrëmshëm tragjik në Gostivar ku 17 vjeçarja Xhejha Mexhiti humbi jetën si pasojë e sulmit të qeneve endacak, ka alarmuar institucionet dhe opinion në vend. Babi i së ndjerës e cila duke u munduar të ikë nga qentë endacak ka rënë në lumin Vardar iu bëri thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa urgjente në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla tragjike në të ardhmen. Pas kryerjes së obduksionet sot është bërë varrimi i të ndjerës ndërsa gjimnazi i Gostivarit anuloi orët mësimore.

Kjo gjendje nuk ka si të jetë më e keqe, rasti nuk bisedohet. Apeli ndaj institucioneve nuk bëhet vetëm tash, bëhet fjalë para 20-30 viteve por ky apel nuk u plotësua. Unë jam djegur, shpresoj mos të digjet dikush tjetër se është shumë keq. Duhet të rregullohet, nuk është mirë kështu, nuk është hera e parë, ka edhe shumë tjerë para meje që ju ka ndodhur kështu.” – u shpreh Fejsal Mexhiti- Babai i Xhejha Mexhiti

Banorët e Gostivarit thonë se nuk mund të lëvizin lirshëm nga frika e qenve endacak. Ata shpresojnë të merren masa me qëllim që mos të përsëriten këto raste.

Është shumë problem për ne sepse nuk jemi aq të lirë për të lëvizur ngaqë ka shumë qen dhe njëri të filloj të vrapoj të tjerët vijnë pas. Jemi ndjerë shumë keq nga ajo që ndodhi sepse edhe neve mund të na ndodh ajo.” – tha një nxënëse e Gostivarit

Ne kemi një dhimbje të madhe që kemi humbur një vajzë, shumë na vie keq si fshat.” – u shpreh një qytetarë

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ka shprehur keqardhje për rastin duke thënë se kjo është një problematikë e trashëguar por se po mundohen maksimalisht për të luftuar me të.

Ndjej përgjegjësi të plotë si Kryetar i Komunës së këtij qyteti që të sqaroj se në mandatin tonë, ne trashëguam një kope prej 400 qenësh që kemi mundur t’i numërojmë vetëm në Gostivar, e jo më ata të cilët nuk kanë mundur të futen në statistikë. Kemi grumbulluar sa kemi mundur duke tejkaluar edhe mundësitë strehuese, kemi operuar 50 prej tyre dhe kemi vaksinuar 100.” – theksoi Arben Taravari- kryetar i Komunës së Gostivarit

Edhe kryeministri, Zoran Zaev shprehu keqardhje për rastin tragjik në Gostivar. Zaev premtoi se kjo çështje do të zgjidhet duke ndryshuar legjislacionin komfor ligjeve evropiane.

Po mendojmë të ndryshojmë legjislativën në vend në mënyrë më fleksibile duke respektuar standardet ndërkombëtare me qëllim të një zgjidhje më të mirë të kësaj çështje. Për fat të keq, në Maqedoni ka pak qendra për përkujdesjen e qenve endacak. Shteti duhet të kujdeset. Një mënyrë është përmes ndryshimit të legjislacionit, kurse tjetra duke dëgjuar me kujdes këshillat e veterinerëve dhe duke zbatuar indikacionet e tyre” – tha Zoran Zaev- kryeministër

Keqardhje për rastin shprehën edhe nga Shoqata për mbrojtjen e qenve “Anima Mundi”. Nga atje thonë se situata tashmë ka dal prej kontrolli dhe se edhe ata nuk duan që qentë të qëndrojnë rrugëve.

Ndërkohë, sot gjatë orëve të para të mëngjesit në Tetovë ndodhi një sulm tjetër nga qentë endacak ku një djalë mori plagë në duar, gjunjë dhe kraharor. I sulmuari është jashtë rrezikut për jetë.

Ishte ora 6 e gjysmë e mëngjesit kur u ngrita për ta hap lokalin dhe vetëm kur e pamë një djalë afër 20 vjet dikund i cili vraponte dhe ne dolëm të gjithë. Kur u lëshuam edhe ne pas që ta shpëtojmë djalin, qentë u larguan. Ishin dikund afër 3.” – theksoi një dëshmitar i sulmit në Tetovë

Reagime të shumta lidhur me rastin në Gostivar ka edhe në rrjetet sociale nga organizata joqeveritare dhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi duke publikuar praninë e qenve në mjediset e tyre. Për vite të tëra shumë qytete të vendit përballen me problematikën e qenve endacak. Raste të shumta të sulmeve dhe kafshimeve nga qentë endacak në të kaluarën ka pasur në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë. Ndërkohë, si pasojë e sulmit nga qentë endacak në mars të vitit 2017 ka humbur jetën edhe katër vjeçari Xhevar Useini nga fshati Baçishtë i Kërçovës. Xhevair Useni kishte marrë lëndime të rënda në pjesën e barkut dhe në kraharor.

Baby Boo