Tragjedia në Bullgari, udhëtarët e autobusit humbën jetë nga ngufatja!

Prokuroria e Bullgarisë sot në paraqitjen para mediave i publikoi gjetjet e para nga hetimi i aksidentit tragjik të 23 nëntorit ku humbën jetën 44 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.
Në këtë paraqitje para mediave, është publikuar një variant i padëgjuar deri më tani, se të mbijetuar janë 8 persona e ndërkaq të vdekur janë 44 persona,

Kjo, bazuar në deklaratën e një të mbijetuari, që thotë se “ka shpëtuar 8 persona”, ndërkaq në spital për momentin janë të shtrirë 7 persona. Hetohet për një person tjetër, pasi në autobus thuhet se kanë qenë 52 udhëtarë.
Sa i takon viktimave, thonë se ata kanë humbur jetën nga ngufatja.

Zëvendësi prokurorit publik të Bullgarisë, Borisllav Sarafov thotë se në mushkëritë e bardha janë vërejtur gjurmë të tymit.
Ai tha se deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, gjegjësisht udhëtarë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e aksidentit.

Fatkeqësia ka ndodhur më 23 nëntor në autostradën “Struma”, kur autobusi i kompanisë “Besa Trans” Shkup duke u kthyer nga Turqia ka marrë flakë.
Në rrjedhë është hetimi i organeve të hetuesisë dhe identifikimi i viktimave.

https://facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=995424171036372&_rdr