Tragjedia në Bullgari, Iseni: Mungojë stolitë, por pres proçesverbal, të kërkohet dëmshpërblim nga sigurimi


Në ministrinë për punë të brendshme janë ftuar familjarët që të njohin gjërat e të afërmve të tyre që I kanë pasur në momentin e fatkeqësisë. Procedura ka nisur këtë fundjavë dhe do të vijoj pa ndërprerje. Familjarët për servisin publik konfirmuan se kanë janë ftuar që të konfirmojnë përkatësinë e gjërave.

Naser Hiseni nga Studeniçani, bashkëshortja dhe vajza e të cilit ndëruan jetë në aksident, është ftuar të shtunën dhe veçmë ka marrë dokumentet e tyre të udhëtimit, por thotë se ka sende që mungojnë.

“Mi dhanë pasaportat të bashkëshortes dhe vajzës por stolitë që kishin me vete, nuk mi dorëzuan. Kishin fathë, bylyzik dhe stoli tjetër e shtrenjtë. Ende nuk I kam marrë proçesverbalet nga prokuroria. Do ti presim të na jepen dhe më pas do të prononcohemi se çfarë do të bëjmë”, u shpreh familjari Naser Hiseni.

Nga prokuroria publike konfirmuan se më 26 janar, me urdhëresën e tyre, gjërat personale të të ndjerëve, nga ministria e jashtme janë dhënë ministrisë së brendshme për tiu dorëzuar të afërmve.

Hetuesi bullgar Petrov ka sqaruar, pasiqë shkaku i fatkeqësisë është gabim njerëzor, nuk do të ketë përndjekje penale për përgjegjësi penale, me qëllim që të mbrohen të drejtat e të mbijetuarve dhe familjarëve do të pasojë procedurë e dëmshpërblimit.

“Do të vijojë organizim i procedurës për dëmshpërblim të të ndjerëve, familjarëve dhe të mbijetuarve, për shkak të respektimit të të drejtave të tyre procedurale. Konstatimi ynë është se shoferi është shkak i epilogut tragjik, andaj vlerësojmë se procedura të përfundojë pa konstatuar përgjegjësi”, theksoi hetuesi bullgar Mlladen Petrov.

Familjarët e të ndjerëve do të kenë të drejtën e dëmshpërblimit në Bullgari, vend ky anëtarë i BE-së, standard të cilat janë shumë më të larta nga vendi ynë.

Më herët familjarët dhe të mbijetuarit nga gjykata në Pernik kërkuan hetim paralel se ku janë stolitë në vlerë prej mijëra eurove./tvm2/

Baby Boo