Tra*gjedia e kosovarit në Zvicër, doli me shokë më pas u go*dit nga treni, flet familjari i tij


Një tra*gjedi i ka ndodhur familjes Ramadani nga Panorci i Malishevës e cila jeton në Zvicër që nga paslu*fta. Djali i vetëm i familjes, Ardiani, është go*ditur për vde*kje nga treni mbrëmjen e së shtunës, në kantonin e Fribourgut. Pla*gët e rënda i ka përballuar deri në Bern por më pas mjekët kanë konstatuar se 15 vjeçari nuk kishte më shenja jete. Familja e të ndjerit ka hapur të pamën në Kosovë, ndërsa po bëhen përpjekje që kufoma e tij të arrijë ditën e nesërme.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes që pikëlloi Kosovën e diasporën, Hafir Rexha, i cili ka rrëfyer ngjarjen dhe momentet e fundit të Ardianit.
Ai tha se Ardiani ishte djali i vetëm i familjes, i cili pas vetes la prindërit dhe dy motra nën moshën 18 vjeçare. Ndërsa Ardiani më datën 3 dhjetor do t’i mbushte 16 vjet.
“Është djali i vetëm, është djalë i hasretit, i ka dy motra, motrat janë më të mëdha, por dyjat janë nën moshën 18-vjeçare. Më datën 3 dhjetor Ardiani ka pas me i mbush 16 vjet”, tha Rexha.

I pyetur sesi ndodhi ngjarja dhe cila ishte arsyeja e daljes së Ardianit atë ditë, Rexha tha se 15 vjeçari paraprakisht ishte dalë me shokë, më pas është go*ditur aksid*entalisht nga treni.
“Rasti qysh ka ndodh atje është aksidentalisht, treni e ka go*ditë nuk ka mujt me i mbijetu, deri në Bern ka jetu dhe në bazë të pla*gëve të marra mjekët e kanë konstatu edhe vd*ekjen e tij. Ka qenë me një grup shokësh në bazë të informacioneve që i kemi nga familjarët, kanë dalë me shokë e më gjatë sesi ka rrjedhë procedura qysh është ngjarja, nuk kemi informacione. Kemi informacione që është rast aks*idental e ka go*ditë treni dhe ka përfundu me fatalitet”, tha tutje ai.

Ai tha se rasti është i rëndë, ndërsa familja ka vendosur që va*rrimi i djalit të bëhet në Kosovë, teksa po bëhen përpjekje që kufoma të arrijë gjatë ditës së nesërme.
“E pamja është hapur dje, në bazë të informacioneve që kemi se edhe vëllai im është në Zvicër bashkë me prindin e Ardianit, të gjitha përpjekjet po bëhen për me ardhë nëser ku*foma, vendimi është marrë që djali me u va*rrosë në Panorc, është i lindur në Zvicër, por prindërit e tij kanë shkuar pas lu*ftës, pas përfundimit të lu*ftës janë me qëndrim në Zvicër. Rast i prekshë, na ka goditë, Zoti na ka sprovu”, tha Rexha.

E pamja për djalin është hapur dje duke i respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.
“Jemi duke pritë e pëcjellë njerëz gjithmonë duke i respektu rregullat anti-COVID. Kemi dezinfektues, maska, distanca mbahet dhe njerëzit po e respektojnë, nuk po vijnë turma të mëdha por po vinë 4-5 eventualisht, ne më shumë qëndrojmë jashtë”, shtoi ai.

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili tha se përveç informacionit se varrimi do të bëhet në Panorc nuk dinë më shumë.
“Ne e dimë që va*rrimi do të bëhet këtu, familja nga dje ka hapur të pamën në këto kushte në të cilat jemi duke i respektu masat, për detaje të varrimit ende nuk kemi informacion ne dje kemi ngushëllu familjen në emër të Komunës, informacione tjera nuk kemi”, tha Berisha.

Në media kanë rrjedhur informacione se para aksidentit ka pasur përl**eshje fizike mes dy grupeve adoleshentësh, sipas mediave më pas përl*eshja është bartur në stacionin e trenit në Sugiez ku edhe ka ndodhur aks*identi fatal.
Megjithatë, nuk ka prova se para aks*identit ka pasur përl*eshje.
Është raportuar se i riu 15-vjeçar ka vrapuar në shina dhe nuk ka vënë re trenin që po afrohej, ai ka vd*ekur në spital nga pla*gët e marra.

Baby Boo