Tragjedi në Shkup: E mitura humb jetën pasi bie nga triçikleta


Me datë 22.06.2023 rreth orës 18:30, në Shkup është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, RS (41) nga Shkupi, duke drejtuar një biçikletë me tri rrota, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë së bashku me një vajzë të mitur e cila ishte vendin e pasagjerit.

Pas aksidentit, të dy janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza”, ku drejtuesi i mjetit R.S. i është konstatuar lëndime fizike.

Pasagjerrja e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së parë ka ndërruar jetë.

Një ekip inspektues nga SPB Shkup ka këqyrur vendin dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Baby Boo