Tragjedi në Shkodër, 10-vjeçari humb jetën teksa realizonte një video për TikTok


Një 10-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa mundohej të realizonte një video për TikTok. Një sfidë për rrjetin social që tashmë është bërë mjaft popullore, ku duhet të dukej sikur po vriste veten, i mori jetën të miturit me iniciale N.Y në njësinë Guri i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër.Ai është varur në një litar për të realizuar videon, por diçka nuk ka shkuar siç duhet dhe 10-vjeçarit i ka pushuar zemra.Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 10-vjeçarin dhe menjëherë janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por fëmija kishte humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe pas hulumtimit në vendin e ngjarjes është zbuluar edhe sfida që po bënte i mituri.

Ai kishte hipur në një stol dhe kishte litarin në qafë por stoli ka lëvizur dhe i mituri ka mbetur varur, duke mos patur mundësi të shpëtonte.

Burime nga shkolla “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi, ku i mituri bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik.

Baby Boo