Tragjedi në Serbi-Burrë e grua i vrasin dy fëmijët e tyrë dhe vetëvriten duke u hedhur nga kati i 17


Një çift i martuar nga Novi Sadi, të cilët u vetëvranë duke u hedhur nga një ndërtesë mbrëmë, kishin vrarë më parë fëmijët e tyre, raportojnë mediat serbe.

Siç mësohet, trupat e një djali (1) dhe një vajze (3) janë gjetur në një shtëpi në Petrovaradin. Ato identifikohen në bazë të gjurmëve të gishtërinjve.

Për momentin policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, pas së cilës do të bëhet e ditur se si ka ndodhur krimi.

Vetëvrasjen e dyfishtë që tronditi Novi Sadin mbrëmë e ka bërë një çift i ri i martuar, i cili siç thuhet, jetonte në Petrovaradin.

Bëhet fjalë për gruan M.P.S.(23), si dhe për burrin L.P. S. (21).

Një djalë dhe një vajzë e re janë hedhur së bashku nga kati i 17-të i pallatit mbrëmjen e djeshme.

Trupat e të riut dhe vajzës janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të bëhet autopsia dhe siç mësohet në trupa nuk ka asnjë gjurmë dhune që do të tregonte se ky rast është krim.

Baby Boo