Në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë para orës 23, ka vdekur një djalosh 18 vjeçar nga fshati Sazhdevo, Krushevë
Deri te aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit “golf” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga E.J.(18) nga fshati Sazhdevo, Krushevë ka dal nga rruga.
Në aksident janë lënduar rëndë shoferi dhe bashkëudhëtari M.M.(16) nga fshati Sazhdevo. Dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Prilep, ku pas disa orësh E.J. ka vdekur.