Tragjedi në Maqedoni: Vdes një fëmijë dy vjeçar në Klinikën e Shkupit


Një fëmijë dyvjeçar nga Manastiri ka ndërruar jetë sonte në Klinikën e Fëmijëve në Shkup me Covid-19, mëson Sloboden Peçat nga burime spitalore. Vdekja ka ndodhur në Qendrën Emergjente të Klinikës, ndërsa fëmija është pranuar në orën 7 të mëngjesit të sotëm si emergjencë nga Manastiri. Sipas drejtoreshës së Klinikës, Dr. Stojka Naceva Fustiq, Covid-i nuk është shkaku i vdekjes, ndonëse testi i shpejtë i Covid-it ka rezultuar pozitiv për fëmijën dhe negativ për nënën.

Fëmija nuk ka histori mjekësore këtu sepse familja jeton në Gjermani. Nga të dhënat që kemi marrë, ka gjendje të rënda të diagnostikuara më parë, hipertension pulmonar, trakeomalaci, defekt i operuar i zemrës VSD, vonesë në zhvillimin motorik. Covid sigurisht që nuk është shkaku i rezultatit të keq. Testi i shpejtë për Covid rezultoi pozitiv për fëmijën dhe negativ për nënën, tha Dr. Fushtiq për Sloboden Peçat.

Sipas informacioneve nga punonjësit e tjerë në klinikë, fëmija kishte marrë feymëmarrje jashtëzakonisht të vështirë gjatë pranimit.

(https://basicbluesnation.com/)

Baby Boo