Tragjedi në Gjevgjeli: E godet treni një këmbësor, vdes në vend


Mbrëmë në ora 23.07 në sinjalin hyrës në stacionin hekurudhor Gjevgjeli, një tren që ka lëvizur në relacionin Tabanoc-Gjevgjeli, e drejtuar nga 49 vjeçari S.M. e ka goditur një këmbësor

Bëhet fjalë për 49 vjeçarin G.T. nga fshati Mojno, komuna e Mogilës, me qëndrim të përkohshëm në Gjevgjeli. Nga goditja, fatkeqësisht ai ka vdekur në vendngjarje.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gjevgjeli, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar në obduksion.

Nga ora 23.15 deri në ora 01.30 trafiku hekurudhor ka qenë në ndërprerje

Baby Boo