Tragjedi në Durrës, mbytet 13 vjeçari

Një fëmijë i moshës 13 vjeç është gjetur i pajetë në një gropë me ujë në Durrës. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shena Vlash.

Baby Boo

Nga të dhënat e para mësohet se fëmija është larguar nga banesa pa lejen e prindërve, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi kanë vënë re mungesën e tij.

Leonardo Lica kishte shkuar për tu larë tek ish-vaskat e peshkut dhe aty ka humbur jetën duke u mbytur në ujë.

Banorët kanë gjetur pranë vaskave edhe rrobat e djalit, që kishte hyrë në ujë për t’u freskuar por nuk mundi të dilte i gjallë prej andej.

Ai është fëmija i kartërt i një familjeje nga Dibra, që është vendosur prej disa vitesh në lagjen nr.14, në Durrës.

Fëmija u gjet i pajetë në një gropë me ujë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.