Tragjedi gjatë përmbytjes së një fushe të futbollit


Shtatë persona, në mes tyre edhe një i mitur, kanë humbur jetën në përmbytjet derisa shikonin një ndeshje futbolli në mes të klubeve lokale në një fshat në jug të Marokos.

Agjencia marokene e lajmeve MAP ka lajmëruar se ndeshja zhvillohej në një stadium në rajonin Tarudant, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Rabat.

Në mes të viktimave është edhe një djalë 17 vjeç, ndërsa një i moshuar është lënduar rënd, transmeton AP.

Për shkak të përmbytjeve të befasishme, njerëzit kanë hipur nëpër pullaze të objekteve që ishin në afërsi

Baby Boo