Tragjedi e dyfishtë për familjen me origjinë nga Kosova në Turqi


Tra*gjedi e dyfishtë në një familje me origjinë nga Kosova, që jetonte në Izmir të Turqisë. Tërmeti i së premtes qe fatal për familjen Doğrayan, dy anëtarët e së cilës gjetën vde*kjen si pasojë e lëkundjeve të forta me magnitudë 7 të shkallës Rihter. Lajmi u konfirmua nga Ambasada e Kosovës në Ankara, në një postim në rrjetet sociale.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”.

Skuadrat e kërkim shpëtimit në Izmir vijojnë punën në kërkim të të mbijetuarve nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i së premtes. Deri më tani raportohet për të paktën 30 të vdekur, ndërsa të plagosurit janë më shumë se 800.

Baby Boo