Tragjedi e dyfishtë, nënë e bijë humbin jetën gjatë lindjes


Një nënë e re humbi jetën gjatë kohë që sillte në jetë beben e saj, e cila humbi gjithashtu jetën. Rebecca Sargeant nga Melbourne, Australi, ishte tepër e lumtur që priste vajzë me partnerin e saj Dale Foster. Dhe fare pak kohë pasi morën vesh që do të bëheshin prindër, Dale i propozoi asaj për martesë.

Çifti, që kanë edhe një djalë të vogël të quajtur Jax, mezi prisnin të bëheshin prindër për herë të dytë dhe të martoheshin.
Por javën e shkuar në familjen e tyre ndodhi tragjedia. Rebecca dhe bebja vdiqën gjatë kohës që e reja ishte me dhimbjet e lindjes. Rebecca ishte vendosur në koma të induktuar për shkak të komplikacioneve.

Pas ngjarjes, familja e saj dhe komuniteti ku jetonin thonë se e kanë të vështirë të pranojnë humbjen e tyre. Një mikeshë e Rebecca-s, duke folur për mediat vendase tha se ajo vinte gjithnjë përpara familjen e saj. “Donte gjithnjë t’i ndihmonte të tjerët. Të gjithë janë të tronditur dhe të hidhëruar për këtë që ndodhi.”
Vetë Rebecca, në rrjetet sociale krenohej për jetën me partnerin e saj dhe mezi priste për të ardhmen.

“Thjeshtë ju adhuroj të dyve. Je babai më i mrekullueshëm për fëmijët tanë. Të dua pafund dhe mezi pres të vijojmë rrugëtimin tonë të dashurisë, lumturisë dhe familjes”, i shkruante ajo Dale. /

Baby Boo