Tradhti e ndyrë: Britanikët e shpëtuan nga lufta, ai kreu aktin terrorist


Autori i sulmit me bombë në Mançester u shpëtua nga marina mbretërore britanike gjatë luftës civile që kishte shpërthyer në Libi në vitin 2014.

Ndërkohë në majin e 2017, ai hodhi vetën në erë në përfundim të koncertit të këngëtares Ariana Grande, në ‘Manchester Arena’, duke shkaktuar 22 të vdekur, mes tyre 7 fëmijë. Ky ishte një ndër sulmet më të rënda që tronditën Britaninë.

Salman Adebi ishte 19 vjeç kur hipi në anijen e marinës britanike në Tripoli në gusht të vitit 2014 me vëllanë e tij, Hashem, së bashku me 100 qytetarë të tjerë britanikë, zbulon Daily Mail.

Emri i Abedit ishte në një listë të qytetarëve që iu dorëzuan ekuipazhit përgjegjës për evakuimin. Anija i mori ato në Maltë për t’i dërguar më pas në Britaninë e Madhe

Një zëdhënës i qeverisë tha se gjatë përkeqësimit të situatës në Libi, në vitin 2014, zyrtarët e Forcës Kufitare ndihmuan në evakuimin e shtetasve britanikë dhe vartësve të tyre.

Një burim i qeverisë tha për Daily Mail: “Ishte një veprim mizor, tradhti absolute nga një njeri që e shpëtuam nga lufta në Libi”.

Përgjegjësinë për shpërthimin e mori Shteti Islamik.

Baby Boo