“Topi i Artë i pamerituar për Messin”, Matthäus: Dëshmi se Kupa e Botës paska më shumë rëndësi


Si çdo vit, dhënia e “Topit të Artë” shkakton diskutime. Pavarësisht fitores së Kupës së Botës, jo të gjithë ranë dakord me dhënien e çmimit për Lionel Messin. Ndër më kritikët ishte Lothar Matthäus, sipas të cilit Erling Haaland, i freskët nga tripleta me Manchester City, duhej të ishte shpërblyer.

“Gjatë gjithë vitit, Haaland ka bërë më mirë se Messi, – tha legjenda gjermane e futbollit për “Sky Deutschland”. – Ky trofe ishte i pamerituar për Messin. Kjo është dëshmi se Kupa e Botës ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.

Për mua, askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Haaland fitoi tituj të rëndësishëm me Manchester City dhe vendosi rekordin e golave. Vota është një farsë, edhe nëse kam kam qenë gjithmonë tifoz i Messit”.

Baby Boo