Tomë Gashi publikon dokumentin: Astri Dehari u vra në burg, zbulohen rrethana të reja edhe për vdekjen e Naser Makollit


Avokati Tomë Gashi, i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku ka kërkuar hetim për vdekjen e Naser Makollit, për ish-shokun e qelisë së Astrit Deharit.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se më nuk ka dilema që Astriti është vrarë në burg.

Ai thekson se tash janë duke u zbuluar edhe rrethanat e reja për vdekjen e Naser Makollit.

Postimi i plotë:

Ma askush nuk ka dilema se aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI është vrarë në burg.

Tani pas tri viteve janë duke u zbuluar rrethana të reja për vdekjen e dyshimtë-në rrethana të pasqaruara të Naser MAKOLLIT, i cili vdiq në Qendren e Paraburgimit në Lipjan më 03.04.2017.

Naser Makolli kishte qëndruar me Astrit Deharin në një qeli në Qendren e Paraburgimit në Prizren për 67 ditë.

Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendren e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjës së Astritit.

Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjës së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit.

Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës.

Baby Boo