Tomë Gashi: Nuk e përkrahi më VV-në nëse e zhvendosin ambasadën nga Jerusalemi


Avokati Tomë Gashi, i cili njëherësh është edhe mbështetës publik i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për mundësinë e zhvendosjes së Ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi në Tel Aviv të Izraelit.

Ai ka thënë se nëse VV-ja merr vendim që të zhvendoset ambasada në Tel Aviv, nuk do ta ketë më përkrahjen e tij.

“Unë jam krenar nëse vetëm një promil kam ndikuar në rezultatin e Vetëvendosjes, ndërsa tash ata e vazhdojnë qeverisjen vetë. Nëse ndonjëherë mendojnë ta zhvendosin ambasadën nga Jerusalemi, aty ku ka thënë SHBA, atëherë unë nuk i përkrahi më. Vetëm me e mendu zhvendosjen e asaj ambasade është boll“, ka thënë Gashi në T7.

Baby Boo