Tollovi në qendrën e vaksinimit në Tetovë, mjeku Kostevski: Pasojë e mungesës së kuadrit dhe kulturës qytetare


Shumë qytetarë në Pikën e vaksinimit në Tetovë, pohojnë se po vaksinohet që t’u ikin kufizimeve që do të hyjnë në fuqi më 16 gusht. Disa të tjerë vaksinimin e shohin si mënyrë për të mbrojtur shëndetin. Ajo që i bashkon, është revolti për pritjet me orë të tëra për t’u imunizuar.
“Ka ndikuar edhe ajo se deri sa të veçojnë se nuk mund të hysh në bankë, nuk mund të hysh atje, atëherë patjetër se duhet vaksinohesh, me një anë të thotë se nuk është e domosdoshme, me një anët të kufizon, që do të thotë lojë e qeverisë, e shtetit.”

“Nuk është asgjë, por masat e qeverisë, patjetër ta marrësh, nuk mund hysh atje, nuk mund të hysh atje, patjetër me marrë”. “Për shëndetin tonë është! Për sigurinë tonë kemi shpresa se do na ndihmojë”. “Për shëndetin tim është”.
“Po pres nga ora 8, ja edhe me termin të caktuar jam, ja të lutem xhiroje!
Për dozën e dytë jeni? Po, për dozën e dytë Sinovaks, nga ora 8, ja me termin dhe akoma pres!”
Mjeku Aleksandër Kostevski në Qendrën e vaksinimit në Tetovës, fajin për tollovinë e krijuar e sheh tek mungesa e kuadrit por edhe mungesa e kulturës së qytetarëve.

“Mendoj se tollovia më shumë u bë kur filloi me hyrje të lirë, me letërnjoftim dhe me mbushjen e kërkesës për pajtim për marrjen e vaksinës. U bë pak më shumë tollovi. E dimë arsyen. Populli ynë është mësuar pak më ndryshe dhe kemi problem me ata që vinë për dozën e dytë dhe nuk i lëshojnë. Kjo është vetëm shprehje e kulturës që e kemi ne vetë si njerëz, por me një organizim të mirë e gjithë kjo mund të shmanget dhe të funksionojë siç duhet. Problem është, si përherë mungesa e kuadrit dhe ky është një problem 10-15 vjeçar”, deklaroi Kostevski.

Në spitalin e Tetovës për momentin janë 43 të hospitalizuar, gjashtë janë pranuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar 101 pacientë. Е në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur dy pacientë të moshave 65 dhe 86 vjeç.

Baby Boo