Tollovi në aeroport, “Adem Jashari” stërmbushet me udhëtarë (Foto)


Udhëtimi për në Kosovë nuk po është aspak i lehtë për mërgimtarët, përcjell Fakte.

Si në kufi, si në aeroport, ata po presin kohë të gjatë në rend.

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë sot është stërmbushur me udhëtarë të cilët po presin që të fluturojnë për në vendet përkatëse.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet numër i madh i personave teksa presin për të bërë “check in-in”, procedurë kjo që duhet të ndiqet nga secili prej tyre.

Në anën tjetër, shihet që edhe stafi i aeroportit janë duke punuar intensivisht për t`u mundësuar pasagjerëve udhëtimin në kohë dhe pa vonesa.

Kujtojmë se në situatë aspak të mirë janë edhe mërgimtarët, pritjet e të cilëve në pikat kufitare po zgjasin me orë të tëra.

Baby Boo