Todorov: Gruevski akoma ka ndikim në VMRO


Ish-ministri nga Qeveria e Nikolla Gruevskit, Nikolla Todorov, në një intervistë për “Slloboden Peçat”, i pyetur nëse mund të thuhet se Gruevski ende ka ndikim jo vetëm te përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, por edhe te disa deputetë apo te lidershipi, thotë se kjo është normale.

Është normale që ai të ketë, sepse me sukses e ka udhëhequr partinë dhe shtetin për një kohë të gjatë, kështu që anëtarët e VMRO-DPMNE-së, por edhe votuesit e djathtas gjithnjë e më shumë e shikojnë atë kohë me një lloj nostalgjie dhe krahasojnë atë kohë me atë që po jetojnë sot.

E dini, votuesi gjithmonë krahason, si jetohej atëherë, si jetohet tani, si funksiononte shteti atëherë, si funksionon tani, dhe në bazë të këtij krahasimi të individualizuar, secili bën gjykimin e tij se kë duhet të mbështesë dhe në cilin politikan ka besimin më të madh”, thotë Todorov.

Baby Boo